Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria shkarkon Erion Veliajn/ Këshilli i Ministrave jep vendimin, priten zgjedhje të pjesshme në Tiranë

schedule12:08 - 25 Shtator, 2025

schedule 12:08 - 25 Shtator, 2025

Erjon Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Shkarkimi i tij nga detyra, të cilën e mbajti për dhjetë vjet, ishte vendimi i parë që u firmos nga qeveria Rama 4, në mbledhjen që zgjati për afro 50 minuta.

Kjo vendimarrje i hap rrugë zyrtarisht edhe zgjedhjeve të parakohshme për kryeqytetin. E vetmja gje që mbetet për tu parë është nëse  kryeministri Edi Rama do e dërgojë vakancën menjëherë në presidencë apo do të presë afatin 15-ditor që ligji parashikon për ankimim. Në të gjitha rastet, nga momenti që njihet me ndërprerjen e mandatit, kreu I shtetit ka afat 48 orë për të nxjerrë dekretin. Ndërsa zgjedhjet e pjesshme duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e shkarkimit.

Duke marrë në konsideratë këto afate ligjore, socialistët kanë ndezur motorrët e fushatës për të rimarë sërish drejtimin e kryeqytetit me Ogerta Manastirliun.  Ndaj në përmbushje të këtij objektivi, Edi Rama i ka besuar zv.kryeministres Belinda Balluku drejtimin e fushatës elektorale në Tiranë. Më herët ajo ishte edhe në krye të grupit të punëve për administrimin e punëve në bashkinë e kryeqytetit gjatë kohës që drejtohej me kryetar të komanduar. Një ditë më parë, Rama porosity deputetet për të zbritur në terren dhe mobilizuar strukturat për të siguruar nje tjetër fitore, që e cilëson atë drejt Tiranës 2030./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!