TIRANË-Një javë pas kërkesës së Edi Ramës për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, këshilltarët e majtë, nisën procedurat për shkarkimin e Erjon Veliajt nga posti I kryetarit të bashkisë, të cilin e mbante që prej vitit 2015.
Si bazë ligjore në mbledhjen e të martës së këshillit bashkiak, do të përdoret pika c e nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ku përcaktohet se një kryebashkiak mund të shkarkohet nëse mungon në detyrë për më shumë se tre muaj.
Abc NeWs mëson se edhe pse ka patur hezitim nga disa këshilltare për të firmosur kërkesën për shkarkimin e Veliajt, në fund ajo është nënshkruar nga të gjithë të pranishmit ndërsa kanë vlerësuar kontributin e Veliajt në krye të Tiranës.
Edhe në mbledhje janë përcjellë porositë e Edi Ramës për arsyet se përse Tiranë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme me kandidate Ogerta Manastirliun.
Këshillit Bashkiak i duhen të paktën 31 vota për shkarkimmin e Veliajt ndërsa pas këtij momenti mbetet edhe një hallkë e fundit ligjore, Gjykata Kushtetuese. A do zgjedhe Veliaj ta ankimojë, apo do ti hapë rrugën zgjedhje të pjesshme edhe për bashkinë e Tiranes.
Socialistet kaluan te merkuren nje dite jo te lehte. pasi Erion Veliaj refuzoi te jape doreheqjen dhe ata rrezuan kerkesen e keshilltareve demokrate te Tiranes per shkarkimin e tij, keshilltaret e majte u detyruan te nisin procesin e shkarkimit te kryebashkiakut te Tiranes, pas urdherit te Edi Rames. Disa ne heshtje, disa te prekur emocionalisht, por pa asnje vote kunder ata ju binden urdherit politik dhe jo ndjesive personale.
Keshtu per Veliajn filloi numerimi mbrapsht, nga ajo ndertese, se ciles ai ju bashkua ne vitin 2013. Seli qe shume mendonin qe ai do ta drejtonte nje dite. Nje dite qe sonte duket me e larget se kurre./abcnews.al

