Këshilli i Ministrave i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës Kushtetuese në mënyrë argumentuese për praktikën e ndjekur mbi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.
Së pari, qeveria në përgjigje sqaron se nuk ka patur asnjë mundësi tjetër përderisa shkarkimi është kërkuar nga këshilli bashkiak si rruga e vetme e rikthimit në normalitet të Bashkisë.
Sa për shkarkimin e Veliajt, theksohet se nuk ka asnjë dyshim se Veliaj për shkak të arrestimit kishte 3 muaj pa shkuar në zyrën e tij.
“Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim. Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik e ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli I Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit.”
Por sa i përket, pasojës që ka sjellë padia e Veliajt. Qeveria i bën me dije Gjykatës Kushtetuese se Veliaj ju drejtua gjykatës së gabuar. Por edhe në rast se do të shkonte tek e duhura, në asnjë rast nuk mund të pezullojë vendimin.
“Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pežullöjë efektet e tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shkarkimin për shkaqe të tjera, përveç atyre të përcaktuara nga pika 1, e nenit 115, të Kushtetutës. Paraqitja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, në organin e gabuar për shqyrtimin e mjeteve ligjore të ankimit, nuk sjell efekte juridike. Po kështu, paraqitja e ankimit në gjykatën administrative kompetente nuk pezullon automatikisht efektet juridike të aktit.”
Edhe Presdenti Begaj ditën e mërkurë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shpallë moskompetencën për të shqyrtuar dekretin për Tiranën, duke hequr kështu masën e pezullimit e të rrëzojë padinë e Erion Veliajt që ka sjellë pasojën tek zgjedhjet e reja.
Por Gjykata Kushtetuese paraprakisht e ka pezyulluar 1/6 e dekretit të Presidentit Begaj, vetëm për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Në këtë rast, padia e Veliajt ka ndikuar në pezullimin e procesit zgjedhor për kryeqytetin. Gjykata Kushtetuese për këtë ccështje do të mblidhet më datën 31 tetor, 9 ditë para datës kur ishte parashikuar të mbaheshin zgjedhjet në kryeqytet.

