Nga Juxhin Mustafaraj
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi e sheh shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit si një mesazh që Edi Rama i jep kujtdo që nuk i bindet interesave të pushtetit të tij. Për Boçin, në prag të zgjedhjeve vendore, Rama po përgatit një territor të përshtatshëm brenda radhëve të Policisë.
“Arsyeja kryesore është afrimi i zgjedhjeve lokale dhe dëshira e Ramës për të pasur në krye të policisë një ushtar të tij të bindur”.
Boçi e cilëson tërësisht në funksion të pastrimit të parave të krimit nisën e qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit.
“Lëvizja e parë, ‘Fundi i marrëzisë’ ka qenë një hipokrizi totale, për të bërë atë pjesëne propagandës dhe ato citime e dikurshme përshpëritjet fetare të Ramës. Sot kanë rënë dhe sot është shfaqur ai që është”.
Pas qëndrimeve të Sali Berishës, Boçi pranon se do të drejtojë grupin parlamentar të PD, pavarësisht se është i bindur se socialistët do të bëjnë gjithçka për ta bllokuar.
“Deputetët e lexojnë mirë ligjin dhe statutin e një partie politike. PD propozon drejtuesin e grupit parlamentar që është një nga nënkryetarët”.
Partia Demokratike pritet të mbledh kryesinë për të përcaktuar edhe aksionin e saj politik në nisje të sesionit të ri Parlamentar. /abcnews.al