Shkarkimi i mjekëve në kohën e Covid, flet Genti Stroni

schedule12:31 - 7 Janar, 2021

schedule 12:31 - 7 Janar, 2021

Infeksionisti Gent Stroni  i ftuar këtë të enjte në studion e ABC ka komentuar zhvillimet më të fundit në radhët e bluzëve të bardha ku deri më tani janë shkarkuar nga detyra në kohë pandemie dy mjek.

Ilir Allkja dhe Genc Struga janë dy mjekët e shkarkuar nga puna, ky i fundit me motivin se nuk është gjetur në vendin e punës.

Ndërkaq Stroni në fjalën e tij ka theksuar se në një kohë të tillë është e vështirë që të kemi dhe këto zhvillime në radhët e bluzave të bardha duke e cilësuar një vendim të tillë si vrasje të profesionit.

LEXO EDHE: “Gjendja e Harxhit u përkeqësua pas dy javësh”, Stroni: I gatshëm të vaksinohem

Gjithashtu ai është shprehur se sindikata e mjekëve nuk është njoftuar në lidhje me këto vendime të papritura që janë marrë për mjekët.

“Nuk kemi marrë asnjë sqarim në lidhje me shkarkimin e mjekëve ne i marrim vesh nga mediat. Sindikata që është pranë punonjësve shëndetsore duhet të marrë informacionet që i duhen, por në të vërtete në fund të ditës janë sindikata fantazme që ne derdhim para dhe nuk gjendjen në momentin që ne kemi nevojë që informohen. 

Ne në protestën e 31 dhjetorit bëmë një vajtim për një koleg që i bënë vdekje profesionale, dhe nëse ky njeri do të kishte një shkelje administrative jam dakord, por nëse flet dhe thua diçka në mendje është transparencë dhe pse mund të jetë një mendim i kundërt. Në media flasin të gjithë dhe persona që flasin kundër pandemisë. Secili ka të drejtën të flasë , dhe jo të pengosh një profesionist që të flasë.

Nëse për mjekun Allkja ne thamë se do të kalojë në gjyq siç kanë bërë mjekët dhe infermierët e tjerë që kanë fituat të ardhura pa punuar, Ndërsa për mjekun tjetër duhet me parë nëse ka shkuar apo jo për specializim, shkaku pse ka ardhur në këtë pikën duket se ka qenë shkuarja e tij në Londër, normalisht në këto raste ja ligjshmëri se nëse ti largohesh nga qendra e punës dhe nëse i gjen vete madje jo vetëm që nuk na financojnë por dhe na i kërkon me këmbëngulje që ne duhet të marrim pjesë sa më shumë trajnime. Por nëse doktori ka pas një marrëveshje me spitalin për specializimin e fiton patjetër gjyqin por nëse largohet pa argument i bie që është tjetër çështje”, ka thënë Stroni. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!