Shkarkimi i Metës, reagon Taulant Balla: Kemi prova, shkeli Kushtetutën para dhe gjatë fushatës

schedule11:22 - 3 Maj, 2021

schedule 11:22 - 3 Maj, 2021

Nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur rreth shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Numri dy i  Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se mazhoranca është e vendosur të vijojë me procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, pasi sipas tij ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve që kanë depozituar kërkesën për fillimin e shkarkimit të Presidentit. Lidhur me vlerësimin se Presidenti para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur nga një rezolutë e mëparshme, që i kërkon të kthehet në binarët e kushtetutës për detyrën. Nuk ka ndodhur dhe pas kësaj rezolute ka vazhduar të kryej veprime në kundërshtim me ligjin. Kuvendi do të shprehet me këtë kërkesë. Kjo i plotëson të gjitha kushtet. Do kaloj në Komisionin e ligjeve më pas që do të hetohet nëse ka kryer shkelje. Kuvendi ka tagrin për të ushtruar detyrën deri më 8 korrik. 60 ditë sipas Kushtetutës. Derisa komisioni i ligjeve ta shqyrtojë kërkesën.”

“Besoj që në dokumentin e plotë që kemi paraqitur janë provat e domosdoshme që argumentojnë qëndrimin tonë dhe janë prova të nevojshme për të iniciuar procedurën e iniciuar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta” tha Balla.

“Janë dy procese, i pari Komisioni i Ligjeve ndërsa më pas Komisioni Hetimor i Parlamentit” shtoi më pas Balla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!