Shkarkimi i Metës, Hyseni: Jemi gati ta dëgjojmë, mosnjohja e Kuvendit është problem

schedule10:21 - 18 Maj, 2021

schedule 10:21 - 18 Maj, 2021

Është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Lexo edhe: Shkarkimi, Meta i kthen përgjigje Kuvendit për Komisionin Hetimor

Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni deklaroi se nga dita e nesërme dhe deri të hënën do të vendose afati i vendosur për të pritur Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Nga ana tjetër anëtari i Komisionit Spartak Braho, kërkoi arsye për mungesën e Presidentit, ndërsa shtoi: “Në Meta nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit ky është puç”.

Kujtojmë se më herë Meta i është përgjigjur Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Meta e ka konsideruar këtë nismë si një formë hakmarrjeve, duke theksuar se presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që “nuk e keni detyruar dot që të shkelë kushtetutën.”

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Pas komunikimit të fundit përmes shkresës me nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, me lëndë “Mbi njoftimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të datës 5 maj 2021”, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me shkresat përcjellëse të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, janë dërguar bashkëlidhur këto akte të Kuvendit:

1. Shkresa me nr. prot. 1131, datë 10.5.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1610, datë 11.5.2021, me anë të së cilës, janë përcjellë disa vendime të Kuvendit për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për kthimin e ligjeve për rishqyrtim. Ndërkohë që, në këtë shkresë mes këtyre vendimeve, gjenden dhe janë përcjellë:

– Vendimi nr. 44/2021, datë 7.5.2021, “Për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për ngritjen e një Komisioni Hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës””; dhe

– Vendimi nr. 45/2021, datë 7.5.2021, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë””.

2. Shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/3, datë 10.5.2021, me anë të së cilës është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/10, datë 10.5.2021, e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Njoftim i Presidentit të Republikës në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor, objektin e hetimit, si dhe të drejtën për t`u shprehur në Komision”.

3. Shkresa me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, me nr. prot. 1533/4, datë 11.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Kërkesë për informacion”.

4. Shkresa me nr. prot. 1081/23, datë 14.5.2021, e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1533/5, datë 14.5.2021, me anë të së cilës përcillet shkresa e nënshkruar nga Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore”, të Presidentit të Republikës e që përmban bashkëlidhur edhe Vendimin e ndërmjetëm nr. 4, datë 14.5.2021, “Për miratimin e Planit të Hetimit”, që gjendet po bashkëlidhur saj.

Para së gjithash evidentoj se, në dy shkresat e para të sipërcituara, nuk parashtrohet ndonjë qëllim i veçantë, përveç atij informues dhe për të cilat Institucioni i Presidentit të Republikës i ka administruar, ndërkohë që në shkresën me nr. prot. 1081/17, datë 11.5.2021, parashtrohet kërkesa për informacion ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar:

i. Titujt/dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021, personat që u janë akorduar, si dhe procedura e akordimit dhe dhënies së tyre.

ii. Aktivitetet protokollare, vizitat, si dhe takimet e organizuara, nga Zyra e Presidentit me individë, institucione apo subjekte të ndryshme, në të cilat ka qenë pjesëmarrës Presidenti, për periudhën 25.3.2021 deri më 25.4.2021.

Madje, citohet se ky informacion, me dokumentacionin justifikues, kërkohet brenda datës 17.5.2021.

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!