Shkarkimi i McCarthy/ Kokalari: Ndoshta mund të kandidojë për president të SHBA-ve në të ardhmen

schedule21:01 - 4 Tetor, 2023

schedule 21:01 - 4 Tetor, 2023

Aktivistja politike, Evi Kokalari thotë se Kevin McCarthy nuk mund të bëjë asgjë momentalisht, pasi u shkarkua nga posti i kryetarit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kokalari u shpreh se ende nuk dihen planet e tij, por është e mundur që të garojë për president në të ardhmen.

“McCarthy ka tërë jetën në Partinë Republikane, është shumë i përgatitur. Vetëm fakti që demokratët votuan me McCarthy, tregon që McCarthy po bënte lojën e demokratëve me kalimin e buxhetit dhe sigurisht kur Matt Gaetz, e dinte këtë punë që i kishte demokratët në krah dhe i tha; bëj kujdes. Matt Gaetz e dinte që i kishte demokratët në xhep, McCarthy nuk besoj se e kishte ndihmën e mjaftueshme nga republikanët. Demokratët dhe republikanët e vjetër kanë mbajtur njëri-tjetrin në Kongres dhe kanë qenë po të korruptuar, janë një grup të gjithë, McCarthy është rritur aty dhe ka po të njëjtin mentalitet.

Momentalisht nuk ka çfarë të bëjë, nuk futet më, nuk e di çfarë si plan në të ardhmen, ndoshta mund të futet si president në të ardhmen. Trump nuk ka asnjë nevojë për McCarthy”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!