Për lirimin e kreut të krimeve të rënda reagoi Partia Demokratike përmes nënkryetarit Edi Paloka. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se çështja u zgjidh pasi prokurori i Krimeve të Rënda që 6 muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit, sot u shkarkua.
“Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetët e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me Vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit. Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij. Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky ështeë fundi”, përfundon qëndrimin nënkryetari demokrat, Edi Paloka./abcnews.al