Shkarjet e tokës në Gjirokastër/PD-LSI kërkon gjendjen e jashtëzakonshme

schedule14:58 - 14 Shkurt, 2018

schedule 14:58 - 14 Shkurt, 2018

Këshilltarët e PD dhe të LSI në Gjirokastër i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të shpallë gjendjen  e jashtëzakonshme për shkak të shkarjeve të tokës. Sipas tyre situata është dramatike. Jo vetëm banesat janë në rrezik, por edhe kalaja e qytetit, thuhet në peticionin drejtuar Qeverisë. Ndërkohë kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami ka thënë se ka fshatra prej dy muajesh të izoluar. Sikurse përrenjtë po kërcënojnë seriozisht Gjirokastrën dhe për këtë Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë./abcnews.al