Kastrioti po tenton të përforcohet dhe nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu është vënë edhe qendërmbrojtësi Silvester Shkalla. Shtatlarti, i cili e mbylli sezonin te Bylisi, në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Teutës.
Para pak kohësh ai doli në stërvitje te Skënderbeu, por mungoi akordi me korçarët dhe u largua. Kastrioti ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e tij, por mbrojtësi gjithsesi i ka nisur përgatitjet me këtë ekip.
Nga ana tjetër korçarët i kanë marrë një objektiv krutanëve. Portieri Amarildo Çekrezi ka marrë një ofertë nga Skënderbeu dhe nga ajo që mëson Abcnews.al, ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj, pasi të nënshkruajë me bardhekuqtë. /abcnews.al