Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut rritet natyralisht për të nxjerrë jashtë veshkave kripën e tepërt.
Kur njeriu konsumon kripë me tepri, tensioni rritet disa herë gjatë ditës dhe natës. Bëhet fjalë për një mekanizëm kompensues dhe pastrues por ama shumë të dëmshëm për zemrën.
Sipas ekspertëve, kur njeriu është në gjumë, përbën kohën ideale për matjen më të saktë të tensionit.
Gjatë gjumit, ofrohet një panoramë shumë e qartë se si punon sistemi kardiovaskular dhe kjo është shumë e rëndësishme për parandalimin e problemeve, shkruan agroweb.org.
Sa i përket ilaçeve, ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.
Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun. l.k/abcnews.al