“Shkaktoi” penalltinë kundër Gladbah, Roma ka një lajm të mirë për Smalling

schedule18:55 - 25 Tetor, 2019

schedule 18:55 - 25 Tetor, 2019

Roma ishte e pafat kundër Borussia Monchengladbach mbrëmjen e kaluar në Europa League. Verdhekuqtë po udhëhiqnin 1-0, por arbitri vendosi të akordonte një penallti të paqenë për miqtë gjermanë në minutat shtesë.

Një top u përplas në fytyrën e Chris Smalling, por arbitri kryesor e pa si një goditje në dorë. Fatkeqësisht VAR-i nuk përdoret në këtë kompeticion dhe vendimi ishte i padiskutueshëm, pavarësisht protestave të mëdha të djemtë të Fonsecës. Stindl nuk gaboi dhe ndeshja u mbyll në barazim.

Gjithsesi, Roma ka vendosur t’i japë një lajm të mirë mbrojtësit anglez. 29-vjeçari u transferua te Roma gjatë ditëve të fundit të merkatos në formë huazimi. Smalling numëron 360 minuta aktivizim në kampionat dhe mbrëmjen e kaluar zhvilloi ndeshjen e parë evropiane me ekipin e ri.

Paraqitjet e tij kanë qenë pozitive dhe Roma dëshiron blerjen e tij të plotë. Il Giornale raporton se shumë shpejt do të nisin negociatat me “Djajtë e Kuq” për transferimin përfundimtar të Smalling tek ekipi italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!