Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shkaktoi një aksident me vdekje në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në lagjen “Shënkoll”, ku 45 vjeçari ka përplasur me automjet një 69 vjeçare dhe më pas është larguar. Sipas policisë, e moshuara ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Sipas policisë, ndaj 45 vjeçarit nga Korça rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./abcnews.al

