Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, Departamenti i Garave në FSHF ka vendosur se do të ketë një ndryshim të orarit për ndeshjen Dinamo City-Teuta, ndeshje kjo e vlefshme për javën e fundit të fazës së tretë, të këtij sezoni.
Sfida e xhiros së 27-të të elitës së futbollit shqiptar, Abissnet Superiore ishte parashikuar të luhej në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”, por shkak të reshjeve të mëdha të shiut do të spostohet me një orë dhe do të nisë ora 18:00.
Deri në orën 18:00 shpresojmë të mos ketë më rëndesa të reshjeve të shiut, në të kundërt nuk përjashtohet as mundësia e shtyrjes përfundimtare të sfidës, për t’u luajtur në një moment të dytë, gjatë kësaj jave ose më tej. /i.m /abcnews.al