Frika e madhe të shtyn të gabosh dhe të përhapësh panik. Kështu ka ndodhur në Buenos Aires, kryeqytetin e Argjentinës. Një telefonatë rutinë ka sjellë shqetësim dhe kaos të madh. “Kam vendosur një bombë në Monumental“, është dëgjuar një zë në anën tjetër dhe telefonata është shkëputur.
Bëhet fjalë për stadiumin e famshëm të River Plate, teksa forca të shumta policore kanë rrethuar stadiumin dhe kanë kryer evakuimin e personave të gjithë zonës sipas raportimeve të spanjolles Marca. Kontrollet e imtësishme nuk kanë dhënë efekt dhe bomba nuk është gjetur, më saktë nuk ishte vendosur fare.
E gjitha ishte një shpikje e një nxënësi. Djaloshi kishte një provim në shkollë, por nuk mësuar dhe ishte i papërgatitur. Ai ia doli që provimi të shtyhej, teksa zbulimi i së vërtetës riktheu qetësinë e munguar te njerëzit që jetojnë afër stadiumit të famshëm.
“Na telefonoi një i ri, na tha se kishte vendosur një bombë në stadium dhe linja ra. Ishte një student dhe kishte një provim. Këto gjëra ndodhin ndonjëherë në vendin tonë“, u shpreh Ministri i Brendshëm i Argjentinës. /abcnews.al