Tashmë gjithçka është zyrtare, orari i ndeshjes Vllaznia-Valur, e vlefshme për takimin e dytë të raundit të parë kualifikues të Conference League është ndryshuar.
Kjo sfidë ishte planifikuar që të zhvillohej në orën 18:00 këtë të enjte, por është zhvendosur për në orën 20:30, shtyrje kjo me kërkesë të klubit islandez për shkak të kushteve atmosferike dhe me përfshirjen e UEFA-s në negociata, Vllaznia ka rënë dakord për ndryshimin e orarit të ndeshjes që do luhet në “Loro Boriçi”.
Ndërkaq, rikujtojmë që takimi i parë mes tyre u mbyll me barazimin 2-2 dhe do të vendoset në Shkodër se cili do të jetë ekipi që do kalojë raundin e radhës dhe do të përballet me skocezët e St. Mirren. /i.m /abcnews.al