Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkak denigrimi në rrjete sociale/ Konflikt mes adoleshentëve në Korçë, një 17-vjeçare goditet në fytyrë

schedule21:12 - 5 Maj, 2025

schedule 21:12 - 5 Maj, 2025

Korçë – Një sherr ka ndodhur mes disa të rinj  në afërsi të një lokali në bulevard “Republika”. Mësohet se në sherr janë të përfshira vajza, njëra prej të cilave 17 vjeç mësohet se është goditur në fytyrë.

Ndërkohë mësohet se vajza që dyshohet se ka goditur 17-vjeçaren Flori Dushi është dorëzuar në polici. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

Konflikti mes tyre ka nisur pasi dyshohet se njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.

E dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do ti merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!