Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret nën kontroll/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 3 vatra flakësh në zona pyjore

schedule10:12 - 15 Gusht, 2025

schedule 10:12 - 15 Gusht, 2025

Situata me zjarret është përmirësuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, pas ditëve të vështira në betejën me flakët në fillim të javës, ku më e rëduar situata ishte në Gramsh dhe Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes njofton 3 vatra aktive, dhe 6 të tjera që po mbahen nën monitorim.

Në Bulqizë vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër. Në operacion për të lokalizuar flakët janë angazuar dhjetëra forca dhe një helicopter që po ndihmon nga ajri.

Vijon të jetë aktive prej disa ditësh vatra në Xeth të Fushë Arrëzit. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Edhe në Velë të Mirditës ka vatra zjarri në një pyll me pisha, ku rreth 6.5 ha janë përshkruar nga flakët. Për të vënë nën kontroll situatën në terren ndodhen mjete dhe dhjetëra forca të ushtrisë dhe emergjencave.

Në Velçan të Beratit, ku situata u rëndua një ditë më parë, zjarri është vënbë nën kontroll dhe po mbahet në monitorim. Flakët janë lokalizuar edhe në Poliçan ku flakët gjatë këtyre ditëve rrezikuan banesa, megjithatë zona po mbahen nën mbikqyrje, për të parandaluar riaktivimin të vatrave.

Po ashtu, sipas ministrisë së mbrojtjes forcat në terren janë duke monitoruar edhe vatra të tjera aktive te mali me gropa dhe periferitë e Tiranës.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan forxa ushtarake, vendore dhe të emergjencave civile, të ndihmuar nga helikopterë e forcës ajrore.  Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë, çek, sllovak dhe 1 avion Canadair nga Italia. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!