Shiu rrebesh nuk e ndal, Abrashi gjen golin në fitoren e Freiburg

schedule17:21 - 29 Gusht, 2020

schedule 17:21 - 29 Gusht, 2020

Sot, ekipi i Freiburg ka luajtur një miqësore kundër ekipit zviceran, St. Gallen. Skuadra gjermane fitoi me rezultatin 3-1, në një sfidë që zgjati 120 minuta, mes shiut rrebesh.

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, shënoi golin e tretë për ekipin e Freiburg. 30-vjeçari kuqezi luan prej shumë vitesh tek ekipi gjerman dhe duket në formën e duhur fizike për të qenë protagonist edhe në këtë sezon të ri.

Gjithashtu, Abrashi është grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, ku pritet të jetë edhe titullar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!