Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet.
I favorizuar edhe nga era e fortë,shiu ka depërtuar në rrugë,duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”,ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.
Lexo edhe: VIDEO/ Moti i keq, autostrada Levan-Vlorë “nën pushtetin e ujit”
Reshjet e pandërprera të shiut kane shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet pasi siç shihet nga pamjet pusetat e ujërave të zeza kanë dalë jashtë përdorimit,duke e nxjerrë jashtë në rrugë ujin e prurë nga reshjet .
Lexo edhe: Moti i keq dhe me reshje, probleme me energjinë elektrike në juglindje
Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë bëhet bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta,të cilat bëjnë që i gjithë uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit.
Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave,në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.
Ndërkohë situata vijon të jetë shqetësuese në qytete të ndryshme në vend. Disa lagje në Vlorë janë nën ujë për shkak të përmbytjeve.
Nga ana tjetër në Moglicë dy fshatra, dy fshatra Peshtan e Kodrës prej tre ditësh janë pa energji elektrike .
/abcnews.al/