Fermerët në fshatin Mursi të Konispolit, humbën prodhimin e një viti.
Ata u rikthyen tek tokat disa ditë pas stuhive që përfshinë parcelat.
Mandarinat thuajse janë të gjitha në tokë. Një nga fermerët thotë se dëmi është i konsiderueshëm.
“Dëmi është i pallogaritshëm është shumë i madh. Ky është dëmi më masiv që ka ndodhur ndonjëherë”, shprehet ai.
Fermerët thonë se në rastin më të mirë do të nxjerrin në treg vetëm një sasi të vogël mandarinash.
“Këtu kaluan punonjësit e bujqësisë si edhe specialistë të cilët bënë verifikimet, por ende nuk dimë se çfarë do të bëhet”, shprehet ai.
Të njëjtin fat e patën edhe fermerë të tjerë.
“Qytetarët nuk besojnë se do të ketë një subvencionim nga shteti për dëmin që është bërë”, shprehet një tjetër fermer.
Stuhia dhe breshëri thuajse kanë shkatërruar prodhimet e këtij viti kryesisht mandarinat dhe ullinjtë e Mursisë dhe Xarrës./abcnews.al/