Shiu artificial apo natyral shkaktoi përmbytjet në Dubai? Astrofizikanti: Nuk bën dëm për njerëzit

schedule08:43 - 22 Prill, 2024

schedule 08:43 - 22 Prill, 2024

Shiu artificial në Dubai së fundmi ka shkaktuar një situatë të pazakontë në këtë vend, pasi gjithçka është përmbytur dhe situata ka qenë vërtetë serioze.

Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, astrofizikanti Erald Buneci ka treguar si krijohet ky shi artificial, duke theksuar se mania e njeriut që ndërton aty ku nuk ndërtohet ka shkaktuar këto pasoja.

Sipas Bunecit, shiu artificial nuk bën dëm për njerëzit, pasi përbëhet nga elemente kimike në forma kripërash.

“Po ndodh shumë shpejt. Periudha e akullnajave ka ndodhur në historinë e kohës ngadalë, por tani po ndodh shumë shpejt. Elementet kimike që çliron teknologjia e sotme ndikon shumë te temperatura.

Është dhe mania e njeriut që ndërton aty ku nuk ndërtohet dhe ja ku janë pasojat sot.

Në vendet me shkretëtirë mund të ketë gjithsej 30 ditë me re, por vetëm dy ose tre herë mund të bjerë shi. Do formohet dhe gjelbërimi në shkretëtirë se farat janë shpërndarë në të gjithë atmosferën e tokës.

Shiu artificial nuk bën dëm për njerëzit. Normalisht, formohen disa kripëra dhe janë disa elemente kimike që monitorohen nga shtetet, por nuk janë të dëmshme”, u shpreh astrofizikanti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!