Shitjet e makinave Tesla në Evropë në prill janë më të ulëtat në 15 muajt e fundit

schedule11:56 - 22 Maj, 2024

schedule 11:56 - 22 Maj, 2024

Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA) njoftoi këtë të mërkurë se vetëm 13,951 automjete elektrike (EV) të kompanisë amerikane Tesla janë regjistruar në Bashkimin Evropian në prill, 2.3 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shitjet e makinave Tesla në Evropë në prill janë më të ulëtat në 15 muajt e fundit, duke treguar një fillim të dobët të tremujorit të dytë të 2024, raporton Bloomberg.

Regjistrimet e automjeteve Tesla në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 25 për qind nga viti në vit në prill, dhe regjistrimet në katër muajt e parë të 2024 me 14 për qind nga viti në vit.

Kompania Tesla njoftoi më 24 prill se të ardhurat e saj në tremujorin e parë të 2024 ranë me nëntë për qind nga viti në vit në 21.3 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, fitimi i Tesla ra 55 për qind nga viti në vit në 1.13 miliardë dollarë, kështu që fitimet e rregulluara për aksion ishin 45 cent, që ishte më pak se sa prisnin analistët.
Me atë rast, CEO i Tesla-s, llon Musk, deklaroi se kompania kishte disa probleme në tremujorin e parë të 2024-ës që ndikuan në prodhimin dhe shtoi se pret një tremujor të dytë dukshëm më të suksesshëm të vitit 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!