Shitja e emrit të Superiores, Kadia: Kompanitë përfitojnë në shumë mënyra

schedule23:37 - 29 Tetor, 2020

schedule 23:37 - 29 Tetor, 2020

Dritan Kadia, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste e Futbollit, foli edhe në lidhje me shitjen e emrit të Kategorisë Superiore.“Jemi në një moment që në njërën anë mendonim për nisjen e futbollit, kurse nga ana tjetër ishte krijimi i strukturave dhe përfitimi të ardhurave.

Emri i Kategorisë Superiore është markë tregtare, sponsorët përfitojnë duke nisur që nga emri i ligës. Kjo ndodh në kampionate të huaja. Kategoria Superiore ka të drejtë të parketohet. Deri tani është bërë një prezantim se si do të shkohet te sponsorët e mundshëm, duke u treguar përfitimet që kanë duke marrë nga kjo markë.

Kemi vendosur një dysheme, 10 milion lek. Përfitimet janë të shumëllojshme. Bëhet fjalë vetëm për këtë vit. Ky është çmim dysheme dhe do bëhet ankand. Po punojmë të vijnë disa kompani, mos të jetë vetëm një ofertë.

Situata e mungesës së informacionit për nisjen e kampionatit, e bëri të paqartë. Çdo gjë do kohën e vet dhe këtë periudhë kemi bërë prezantimin e asaj që përfitojnë kompanitë. Është bërë maksimumi, por sërish është pak”, tha Kadia mes të tjerash në emisionin “Pressing” në ABC News. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!