Në “Money Report” ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme, i cili në lidhje me çmimin e banesave.
Ai tha se ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar së fundmi.
“Nga statistikat tona, kemi një të dhënë e cila është ngadalësuar ritmi i rritjes së çmimeve. Mendojmë që nuk është një rritje dyshifrore. Do të duhet të shikojmë efektin e euros sa duhet të jetë, por e vërteta është që nuk ka më një ritëm aq të lartë rritjen së çmimeve si në vitet e kaluara.
Kjo shkon për shtat me atë që ne kemi deklaruar në fundin e vitit 2022, që nuk ka më vend për një rritje dyshifrore” tha ai.
Pipiria u shpreh se kjo po ndodh pasi tregu pas një periudhe kohë arrin njëlloj balance.
“Tregu arrin njëlloj balance. Me kalimin e kohës tregu arrin njëlloj balance, në të njëjtën kohë nëse nuk do të jenë duke avancuar me investimet e huaja direkte, patjetër që ata kanë një pjesë që luajnë në treg.
Sipas Bankës së Shqipërisë ka një ngadalësim të investimeve të huaja direkte në 6 mujorin e parë të vitit 2023 edhe pse kur shikojmë stokun e investimeve të huaja direkte në pasuritë e paluajtshme ka një tjetër sinjal, kështuqë në të dhënat e Bankës së Shqipërisë ka nevojë për korrigjim” shtoi Pipiria.r.t/abcnews.al