Qeveria italiane ka nisur negociatat formale, ekskluzive me Lufthansa, për shitjen e 40% të linjës ajrore Ita.
Lajmi u konfirmua pak më parë nga Ministria italiane e Financave.
Oferta e kompanisë gjermane konsiderohet e pajtueshme me dekretin e qeverisë italiane për privatizimin e Ita. Nënshkrimi i marrëveshjes paraprake pritet në mars dhe finalja në qershor.
Nga pranvera tashmë, Lufthansa do të ketë një pjesëmarrje vendimtare në opsionet komerciale të Ita-s, ndërsa në afat të mesëm pritet të vazhdojë me tregun mazhoritar të paketës së aksioneve të linjës ajrore italiane, e cila u krijua pas mbylljes së Alitalia./abcnews.al/