Një 32 vjeçare është ndaluar nga polici8a e Durrësit me akuzën e mashtrimit.
Blutë e qytetit bregdetare bënë të mundur ndalimin e 32 vjeçares E.B pas denoncimeve të qytetarëve se iu kishte shitur bileta false.
Të dëmtuarit kanë blerë bileta tek agjencia e saj dhe kanë zbuluar se ishin të pavlefshme vetëm kur janë paraqitur në kufi për të udhëtuar.
Njoftimi i plotë
Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6 në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetases E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.
Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.