Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shitet targa me e shtrenjtë në botë

schedule12:45 - 14 Prill, 2023

schedule 12:45 - 14 Prill, 2023

Një targë është shitur për 15 milionë dollarë në një ankand të hapur për bamirësi në Dubai. Sipas organizuesve të Emirates Auction, ky është çmimi më i lartë në botë për një targë.

Ndërsa të shkruar ka vetëm “P7,” targa theu rekordin e vendosur më parë nga Saeed Abdul Ghaffar Khouri, i cili bleu një targë për 52.2 milionë dirham ose 14.2 milionë dollarë në shkurt të vitit 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.

Të ardhurat nga shitja e targës do t’u jepen “One Billion Meals”, një organizatë që drejtohet nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundues i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet në nevojë rreth e qark botës në muajin e shenjtë të Ramazanit.



Shitja u bë më herët gjatë këtij muaji. Në këtë ankand u shitën po ashtu targa nga 800.000 dhe 38.000 dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!