Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Shitët Sazanin te familja e Trump”, Rama i përgjigjet akuzave dhe sqaron projektin: Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin!

schedule16:26 - 13 Prill, 2026

schedule 16:26 - 13 Prill, 2026

Në përgjigje të interesit të një operatori turistik polak, që operon në Vlorë, kryeministri Rama sqaroi edhe një herë projektin për ishullin e Sazanit.

“Këtu flitet shumë për gjithcka dhe bëhen fakte gjëra të pavërteta, marrin dhenë. Është hapur gjithandej se qeveria ka shitur ishullin e Sazanit, kjo nuk është e vërtetë. Sazani është pronë e Republikës së Shqipërisë, dhe do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë.

E dyta, sot që flasim nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Shteti shqiptar do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe do administrojë ishullin. Pra, shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti.



E treta, nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. Nuk do jetë një resort i mbyllur.

E katërta, projekti ka ndryshuar në proces. Do ketë shumë pak ndryshime dhe do ketë një profil kulturor artistik të rëndësishëm. Do jetë një nga projektet më të bukura në Mesdhe.

Do jetë një zhvillim që do i rrisë vlerën gjithë investimeve këtu. Se ata që shohin ngushtë, nuk kanë si ta kuptojnë se cfarë impakti ka një zhvillim i tillë. Do rritet vlera e pronës për të gjithë vlonjatët, për të gjitha investimet e reja që po bëhen. Ata që nuk shkojnë dot atje, do kenë dëshirë të jenë afër saj, do sjellë vetëm të mira për Vlorën.

Është shumë e rëndësishme që operatorët turistikë të jenë strategë për fatin e investimeve të tyre. Sazani, nuk është një investim për t’u parë thjesht si investim në vetvete duhet bërë një strategji për të krijuar një reputacion. Duhet strategji për ta forcuar reputacionin. Do tre gjëra bazë, shërbim shumë të mirë, jo vlonjatshme ‘e mo ca do marrësh’, duhet ta konsideroni celësin e cdo gjëje.

Kjo do të thotë që përtej reklamës, shumë njerëz që janë të interesuar për të blerë, nuk e investojnë se do ndodhë. Në momentin që do fillojë zhurma se nisi investimi, ju do shihni se cfarë do ndodhë. Tregu do thotë po qenka vend super i sigurtë për të investuar”, theksoi Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!