Pistoleta e përdorur nga aktori i ndjerë Sean Connery në filmin e parë James Bond, “Dr. No”, është shitur në një ankand për 256 000 euro.
Aktori legjendar, i cili ka interpretuar në 7 filma të agjentit 007, nga viti 1962 deri në vitin 1983, është parë me këtë armë në debutimin e tij.
Pistoleta gjysmëautomatike është blerë një muaj pasi Connery ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. l.k/abcnews.al