Shitet në ankand letra e Princeshës Diana, zbulon si ishte dikur marrëdhënia e vëllezërve William dhe Harry

schedule15:36 - 8 Janar, 2025

schedule 15:36 - 8 Janar, 2025

Një letër nga Princesha Diana u shit për dhjetë herë më shumë se vlera e saj pasi doli në treg në ankand.

Në këtë letër, përshkruhet se sa shumë Princi William e donte Princin Harry kur ishin më të vegjël dhe para se të fillonin rivaliteti dhe zënkat e tyre.

Sëorders Fine Art Auctioneers fillimisht prisnin që letra të shitej për vetëm 1,500 dollarë, por përfundimisht arriti në pesë shifra dhe u shit për 12,500 dollarë.

Letra i drejtohej shërbëtores së prindërve të Dianës dhe përshkruan sesi djali i madh i Dianës dhe Charles e adhuronte vëllain e tij më të vogël.

“William adhuron vëllanë e tij të vogël dhe e kalon gjithë kohën duke i dhënë Harryt përqafime dhe puthje pafund. Është e mrekullueshme ta shikosh”, ka shkruar Diana në mesazh.

Detajet e letrës janë shumë larg nga marrëdhënia aktuale midis dy vëllezërve, të cilët janë të dytët dhe të pestët në linjën e pasardhësve pas Mbretit Charles III. Ata kanë qenë në mosmarrëveshje që nga viti 2020 kur Princi Harry dha dorëheqjen si anëtar i lartë i familjes mbretërore me Meghan Markle.

Kjo u pasua nga një intervistë shpërthyese me Oprah Ëinfrey, përpara se Harry, 40 vjeç, të publikonte biografinë që përshkruante jetën dhe edukimin e tij, në të cilin zbuloi se dy vëllezërit ishin rivalë që në moshë të vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!