Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini i bardhë që iu dhurua Papa Françeskut. Që në fillim ai ishte shprehur se do e shiste për të përdorur të ardhurat për disa projekte bamirësie. Lajmi është konfirmuar nga Vatikani si dhe nga disa kisha që janë në listën e atyre që do të përfitojnë nga kjo bamirësi.
Projekti kryesor që do të marrë pjesën më të madhe të parave është plani Marshall për rikthimin e të krishterëve në Irak, të cilët u dëbuan nga ISIS. Ankandi u mor përsipër nga shtëpia e ankandeve “Sotheby”./abcnews.al