Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas bluve të kryeqytetit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i V. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. H., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/