Një 34-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës.
Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo shtetase dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro.
Për këto veshje, 34-vjeçarja nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.
Ajo akuzohet për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”./abcnews.al