Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketing”. Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni në zhvilluar në Gjirokastër, pasi është zbuluar se shiste online mallra kontrabandë.
I riu është kapur në flagrancë duke transportuar në banesën e tij, mallrat. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të riut, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Më tej, nga kontrolli në banesën e 2 shtetasve, u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
/abcenews.al/

