Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste kanabis në zona të ndryshme, arrestohet shtetasi rumun në Shkodër

schedule08:43 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 08:43 - 13 Dhjetor, 2023

Një 18-vjeçar nga Rumania është arrestuar nga policia e Shkodrës. I riu Nicolae-Ionut Deliver në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës shiste doza kanabisi.

Si rezultat i megaoperacionit “Tempulli” 18-vjeçari u kap në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa iu sekuestrua edhe armë e ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet gjatë momentit të arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!