Shiste kanabis në Patos, arrestohet në flagrancë 35 vjeçari, nën hetim nëna e tij

schedule12:41 - 28 Qershor, 2024

schedule 12:41 - 28 Qershor, 2024

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste doza kanabisi në Patos. 35 vjeçari në momentin që kuptoi se ra në grancë, ka tentuar që të largohej me vrap. Mësohet se nën hetim është vënë edhe nëna e të riut, pasi kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë kontrollit në banesë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur 35 vjeçarit, doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën 2 kavanozë me lëndë narkotike cannabis dhe mjete për ndarjen e saj në doza.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 grirëse, 1 automjet dhe 1 celular./abcnews.al