Shiste kanabis në një servis në Durrës, arrestohet pronari

schedule14:13 - 14 Prill, 2022

schedule 14:13 - 14 Prill, 2022

Pronari i një servisi në Durrës është arrestuar, pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike në biznesin e tij.

Nuk mjafton me kaq pronari i servistit, 45 vjeç akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike, punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave.

Gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!