Shërbimet e Policisë në kryeqytet kanë arrestuar një 25 vjeçar. Gjatë kontrollit në automjetin e të riut, u sekuestruan 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis që dyshohet se ky i ri e shiste në zonën e Kombinatit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi 25 vjeçar, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.”
/ abcnews.al