Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik droge, u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Cyrihut.
Policia bashkiake gjatë një kontrolli të hënën në Kreuzplatz në Cyrih sekuestruan një sasi të vogël kokaine dhe heroinë.
Nga kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit u zbuluan më shumë se një kilogram heroinë, sasi të vogla kokaine, produkte prerëse dhe disa qindra franga para të gatshme.
Vlera rrugore e drogës së sekuestruar arrin në më shumë se 30,000 fr. /abcnews.al