Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste drogë nëpër zona të ndryshme të Tiranës.
Në banesën e tij, u sekuestruan 2.1 kg kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal dhe një aparat celular.
31 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al


