Shiste drogë në zonat e Tiranës, arrestohet 31 vjeçari. I gjenden 2.1 kg kanabis në shtëpi

schedule09:21 - 11 Tetor, 2024

schedule 09:21 - 11 Tetor, 2024

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste drogë nëpër zona të ndryshme të Tiranës.

Në banesën e tij, u sekuestruan 2.1 kg kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal dhe një aparat celular.

31 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al