Shisnin pa fatura tatimore, ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, pranga 2 personave në Tiranë

schedule10:07 - 21 Shtator, 2023

schedule 10:07 - 21 Shtator, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se shisnin mallra të shtrenjtë pa faturë tatimore.

Në kuadër të operacionit të koduar “Sahati”, si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm ndaj subjekteve ekonomike që i tregtojnë produktet e tyre edhe online, rezultoi se dy shtetasit e arrestuar administrator dyqanesh mallrat e tyre i shisnin pa faturë tatimore.

Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shisnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator një 52 vjeçar, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator një 44 vjeçar u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!