Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin kanabis në zona të ndryshme të Kamzës/ Tre të arrestuar, çfarë iu gjetën në banesë

schedule09:33 - 23 Tetor, 2023

schedule 09:33 - 23 Tetor, 2023

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Combination”.

Kledi Avdiaj, Luan Çupi, Marjan Nikolli u vunë në pranga pasi shisnin kanabis në zona të ndryshme të Kamzës.

Gjatë kontrollit në banesën e Marjan Nikolli, shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!