Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fier pasi u kapën duke shitur drogë nëpër lagje të ndryshme të qytetit. Personat, të moshave 33, 34, 39 dhe 41 vjeç, u arrestuan në flagrancë në lagjen “Apollonia”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.
Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.
Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al