Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin drogë në Lezhë/ Kapen në flagrancë trafikantët, sekuestrohen 34 kilogramë kanabis

schedule11:46 - 17 Prill, 2025

schedule 11:46 - 17 Prill, 2025

Një 21-vjeçar nga Lezha është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim për kultivim dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete në të cilën mbahej lënda narkotike.

Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike.



Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!