Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin drogë afër shkollave/ Kavajë, arrestohen 9 persona, në kërkim tre të tjerë

schedule13:15 - 20 Maj, 2026

schedule 13:15 - 20 Maj, 2026

Nëntë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Kavajës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Cleaning 4”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.



Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!