Shiriti i kapitenit çështje te Roma, lojtarët kundër trajnerit Fonseca

schedule16:18 - 11 Shkurt, 2021

schedule 16:18 - 11 Shkurt, 2021

Te Roma mund të ketë sërish një çështje Edin Dzeko. Pasi u mbyll në një farë mënyre konflikti që kishte me trajneri Foncesca muajin e shkuar, tashmë në dhomat e zhveshjes tek romakët ka diskutime për shiritin e kapitenit.

Sipas raportmit të “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët kërkojnë që të jetë sërish boshnjaku kapiten në duelin e kësaj fundjave me Udinezen. Të gjithë në ekip e njohin vlerën që sulmuesi ka dhe kërkojnë që gjërat të jenë si më parë.

Megjiathatë, trajneri Fonseca nuk pritet t’ua plotësojë këtë dëshirë lojtarëve. Në sfidën kundër Udinezes kapiten sërish do të jetë Lorenzo Pellegrini. Ndërkohë, Dzeko duhet të luftojë dhe për një vend në formacion, pasi Borya Mayoral ka qenë në një formë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!