Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shirat përmbytin Durrësin/ Qyteti nën “pushtetin” e ujit, vështirësi në qarkullim

schedule18:13 - 6 Janar, 2026

schedule 18:13 - 6 Janar, 2026

Më herët, dhjetëra efektivë dhe mjete të bazës së mbështetjes për emergjencat civile vepruan në terren për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës në Durrës. Mjetet e ushtrisë u përqendruan në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë dhe në rrugën e burgut. Në koordinim me komandën mbështetëse, puna për largimin e ujit vijon edhe në unazën e Durrësit.
Deri në stabilizimin e plotë të situatës, familjet që u prekën nga përmbytjet do të akomodohen përkohësisht në konvaleshencë.

Mbi 40 familje janë evakuuar, ndërsa kërkesat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë janë të larta. Më e prekura nga reshjet intensive të shiut është zona e ish-Kënetës.
Në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat e qytetit, mësimi nuk u zhvillua.

Rezervuari i Spitallës arriti kuotat maksimale, ndërsa autoritetet bënë çarjen e shkarkuesit katastrofik. Moti i keq detyroi policinë të bënte devijimin e qarkullimit nga autostrada Durrës-Tiranë.



Shirat përmbytën edhe Velierën në Durrës, ndërsa rrugët më problematike janë në lagjet numër 12, 13, 14, 17 dhe 18.
Përmbytjet nuk kanë kursyer as burgun e Durrësit; qelitë në katin e parë u mbuluan nga uji dhe të paraburgosurit u transferuan në katin e dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!